Sport
Real Madridi dëshiron ta huazojë “dështakun” serb te Fiorentina, ia paguajnë pagën përgjysmë
Demokracia
17:22 | 19 Qershor 2022

Share:

Për sulmuesin serb, Luka Joviq, Real Madridi është i hapur të dëgjojë ofertat për të vetëm e vetëm ta largojë nga skuadra, ngase pritshmërit e tij janë shumë larg nga ato që kanë pritur drejtuesit e klubit.

14 herë kampionët e Evropës pritet ta huazojnë Joviqin te Fiorentina në Serie A, bën të ditur gazetari Alfredo Pedulla, shkruan Demokracia.com.

Fiorentina dëshiron të paguajë gjysmën e pagës së Joviq që është tre milionë euro.

Los Blancos në anën tjetër janë pajtuar që të paguajnë edhe gjysmën tjetër.

24-vjeçari nga Serbia iu bashku Real Madridit në vitin 2019 nga Eintracht Frankfurti.

Joviq në asnjë moment nuk arriti të siguronte besimin e trajnerëve të Real Madridit gjatë kësaj periudhe./Demokracia.com/

Të ngjashme