Sport
Real Madrid – Mbappe, Benzema e “fton” yllin te “mbretërit”
Demokracia
10:30 | 17 Mars 2022

Share:

Transferimi i Kylian Mbappes te Real Madridi në merkaton verore duket gjithnjë më afër. Mediat franceze dhe ato spanjolle raportojnë vazhdimisht se ata veçse kanë arritur marrëveshje, me zyrtarizimin që do ndodhë në fund të edicionit.

Së fundmi, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka ngjallur edhe më shumë dyshimet se ai do luajë edicionin tjetër me bashkëkombasin e tij, Mbappe me një skuadër, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi francez ka postuar një fotografi në InstaStory me Mbappen gjatë ndeshjes që Real Madridi e ka zhvilluar me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve, gjegjësisht në fazën e 1/8 së finales.

Kjo fotografi ka “ndezur” edhe më shumë raportimet të cilët thonë se kjo fotografi tregon se Benzema shpreh dëshirën të luajë me yllin francez nga edicioni i ardhshëm me fanellën e bardhë.

Mbappe nuk e ka vazhduar kontratën me PSG-në dhe pas pak muajsh do të jetë lojtar i lirë./Demokracia.com/

Të ngjashme