Sport
Real Madrid – Eintracht Frankfurt, publikohen kuotat e finales së Superkupës së Evropës
Demokracia
15:09 | 10 Gusht 2022

Share:

Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti sonte do të sfidohen në finalen e e Superkupës së Evropës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe ai i Ligës së Evropës, Eintacht Frankfurt do të përballen në Helsinki të Finlandës me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Futbollistët e Carlo Ancelottit llogariten favorit para atyre të skuadrës gjermane.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj sfide.

Fitorja e Real Madridit llogaritet me kuotën 1.40, barazimi 5.00 teksa për triumfin e gjermanëve kuota është 8.00.

Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur në finale 0:1 Liverpoolin. Eintracht Frankfurti triumfoi 5:4 pas penalltive kundër Rangers në finalen e Ligës së Evropës./Demokracia.com/

Të ngjashme