Lajme
Reagon Zelensky pas dorëheqjes së Johnsonit
Demokracia
15:38 | 07 Korrik 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur kryeministrin britanik Boris Johnson, “mik të vërtetë të Ukrainës”, duke shtuar se është i bindur se politika britanike për Ukrainën nuk do të ndryshojë pavarësisht dorëheqjes së sotme.

Ukraina kishte forcuar marrëdhëniet me kryeministrin britanik, e këtë më së miri e dëshmon ndihma e madhe ushtarake që ky vend e dërgoi në Kiev, për t’i ndihmuar ukrainasit të mbrohen nga agresioni rus.

Gjatë një interviste dhënë për CNN, Zelensky tha se do të bisedojë sërish me Johnsonin për t’u informuar më shumë për dorëheqjen e tij.

Se këta dy liderë ishin bërë miq të ngushtë, e dëshmon edhe vizita e Johnsonit në Kiev, ku pavarësisht luftimeve të ashpra që po zhvilloheshin mes ukrainasve dhe rusëve – ai nuk hezitoi të shëtitë rrugëve të kryeqytetit ukrainas.

Në çdo samit të mbajtur, ishte Johnson njëri prej zërave më të fuqishëm që mbrojti ukrainasit – duke ua bërë të qartë se do të kenë mbështetjen e qeverisë së tij derisa të jetë e nevojshme.

Të ngjashme