Lajme
Reagon ish-drejtori i VV-së, pasi u dënua me tri vite burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi
Demokracia
12:59 | 17 Maj 2022

Share:

Ish-drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, e cila e dënoi me tri vite burgim për veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës’.

“Shkoj Lumezi serdhe Elezi?”, ka shkruar ai në ‘Facebook’-un e tij.

Ndërsa, gjatë ditës së martë, Gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit i ka dënuar me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.

LEXO EDHE:

Rasti “Abi Çarshia”| Deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi dhe ish-zyrtari i Komunës së Prizrenit dënohen me 6 vite burgim

Të ngjashme