Lajme
Reagon edhe Petrit Selimi pasi VV-ja u fry me një tekst ku as s’përmendej Qeveria Kurti: Është i sponsorizuar
Demokracia
14:31 | 29 Gusht 2023

Share:

Ish-kryediplomati Petrit Selimi, ka reaguar pasi zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje morën meritat për rritjen ekonomike në vend, duke u bazuar në një artikull të “The Economist”, ku në fakt askund nuk përmendej Qeveria Kurti.

Selimi ka sqaruar se kjo ishte një reklamë me pagesë e publikuar në Economist Impact.

“Jo. The Economist nuk tha që kompanitë kosovare janë duke sfiduar pritjet për ta udhëhequr vendin në të ardhmen. Kjo ishte një reklamë me pagesë në Economist Impact. Shumë vite më parë, The Economist mbuloi pionerët e shkëlqyer të teknologjisë në Kosovë, por muajt e fundit, vetëm lajme të këqija erdhën nga Kosova.” – shkroi ai.

Ndërkohë, Nacionale pak më herët në një tekst sqaroi se si qëndron e vërteta, dhe se si në fakt ky është një artikull i sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Të ngjashme