ShowBiz
Reagon Dua Lipa pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” për faj të Qeverisë Kurti
Demokracia
19:49 | 14 Qershor 2022

Share:

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, i cili është zhvendosur për t’u mbajtur në Tiranë.

Dua Lipa në rrjetin social “Instagram” ka shpërndarë njoftimin për zhvendosjen e festivalit në Tiranë, përcjell Demokracia.com.

“Sunny Hill” në Kosovë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit.

Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.

Pas zhvendosjes në Tiranë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Po ashtu, të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme, kurse ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund që t’i rimbursojnë ato./Demokracia.com/

Të ngjashme