ShowBiz
Reagon Christina Aguliera ndaj deklaratave ofenduese që Britney Spears bëri për të
Demokracia
13:56 | 14 Shtator 2022

Share:

Britney Spears u vu në qendër të kritikave së fundmi pas disa deklaratave ofenduese ndaj Christina Aguileras dhe balerinave të saj.

Spears shkroi për kërcimtaret që shoqëronin performancën e Christina-s, që “nëse do të kisha balerinat e Christina Aguilera-s, do të dukesha e vogël.”

Duke ofenduar jo vetëm balerinat, por edhe vetë kolegen e saj.

Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja e shpëroi shkrimin me citimin: “Kam kuptuar se kishte vetëm një mënyrë për t’u dukur i dobët: të shoqërohesh me njerëz të shëndoshë.”

Këto deklarata u shoqëruan me kritika të mëdha të ndjekësve që i kërkonin Britneyt t’i fshijë dhe të kërkojë falje.

Pas këtyre deklaratave Christina Aguilera ka reaguar, jo me një deklaratë, por thjeshtë duke hequr Britney-n nga Instagrami.

Të ngjashme