Lajme
Reagon Bekim Jashari pas sulmit ndaj Albin Kurtit në Skenderaj
Demokracia
22:27 | 01 Shkurt 2021

Share:

I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas sulmit që iu bë Albin Kurtit.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Albin Kurti është sulmuar në Skenderaj gjatë një takimi që kishte me strukturat e partisë dhe me simpatizantët e tij, shkruan Demokracia.com.

Lexo edhe: 

Qytetarët në Skenderaj i brohorasin Albin Kurtit ‘UÇK, UÇK…’ dhe ‘Thaçi, Thaçi…’

Gjatë vizitës së tij në Skenderaj, Kurti është provokuar nga disa qytetarë protestues e më pas edhe është sulmuar me vezë, veprim ky i cili e ka shtyrë edhe të parin e Skenderajt, Bekim Jasharin që të reagojë.

Jarashi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në Skenderaj çdokush është i mirëseardhur.

Reagimi i plotë i Jasharit, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur. /Demokracia.com/

Të dashur qytetarë,

Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on E hënë, 1 Shkurt 2021

Të ngjashme