Lajme
Reagon autori i “vajit në tepsi”, e quan hakmarrje ndaj Qeverisë Kurti aksionin e Prokurorisë për rezervat shtetërore
Demokracia
14:09 | 20 Gusht 2023

Share:

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili është edhe autor i thënies së famshme për “vajin në tepsi”, e ka quajtur të nivelit hakmarrës aksionin e Prokurorisë Speciale për rezervat shtetërore.

Sallahu këtë e ka argumentuar duke thënë se ky kontest është i natyrës civile dhe në këtë rast, do të duhej të kërkohej dëmshpërblim nga operatori ekonomik.

“Ky kontest civil zgjidhet ne gjykaten kompetente te percaktuar ne kontrate. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund te kete veper penale ne kete rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellur mallin ne teresi dhe kesisoj gjykata mund te merre vendim duke detyruar operatorin e tille ekonomik per demshperblim. Prandaj ne kete rast ne asnje forme nuk ka pergjegjesi penale”, k adeklaruar ndër të tjera ai.

“Nese do te shkonim me supozimin se secili mosrealizim i kontrates ose realizim i pjesshem i kontrates do te plotesonte figuren e vepres penale atehere krejt qytetaret e ketij shteti do jene pergjegjes penalisht dhe do ta shuanim te drejten civile si dege e se drejtës”, vijon ai.

I njëjti ka akuzuar Prokurorinë Speciale për mbylljen e rastit të “Vicianumit”.

“Per fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit ( prone e sherbimit korrektues ku i eshte dhene ne shfrytezim per afat 10 vjeçar nje personi fizik, pastaj eshte regjistruar si person juridik) ku eshte lidhur kontrate bash pa asnje baze ligjore, ku jane rrenuar objetet shteterore, duke duke theksuar ne aktvendim per hudhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale”, ka thënë më tej ai.

Për shkak të keqpërdorimit me rezerva shtetërore, para dy ditësh në pranga kanë përfunduar dy zyrtarë të MINT-it dhe Ridvan Muharremi, miku i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas dosjes së Prokurorisë, bëhet fjalë për keqpërdorim në shumë prej 600 mijë eurosh.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024