Sport
Reagimi epik i fanses kur pranë saj ulet Lebron James
Demokracia
14:28 | 13 Shkurt 2023

Share:

Gaia, një vogëlushe 12-vjeçare, nuk e kishte menduar kurrë që LeBron James, një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, do të ulej pranë saj.

Në videon virale, LeBron James lëviz pranë fushës dhe ulet në stol. U desh veç një sekondë që Gaia të dallonte kush ishte. Ajo thjesht shokohet për të mirë.

“Oh Zot, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në basketboll u ul pranë meje! Thjesht u mahnita. Po mendoja ‘Oh Zot, ky është momenti më i mirë i jetës sime,” tha Gaia për një gazetare.

NBA më vonë postoi një video të momentit dhe ajo u bë virale. Pas ndeshjes, ajo madje u takua me legjendën e NBA-së.

Të ngjashme