Lajme
Reagime edhe nga fitneset pas mbylljes nga Qeveria: Vendim jo i drejtë, i kemi respektuar masat
Demokracia
20:47 | 21 Janar 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga nesër do të hyjnë në fuqi masat e reja AntiCovid-19.

Në mesin e masave që janë ndërmarrë nga Qeveria për menaxhimin e situatës pandemike është edhe pika e 65 e këtij vendimi, që ka të bëjë me mbylljen e fitneseve, palestrave dhe institucioneve të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive, shkruan Demokracia.com.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Xim Hajzeri, pronar i fitnesit “Golds Gym” në Prishtinë.

Sipas stafit tim Gold’s Gym nuk është i drejtë ky vendim i Qeverisë së Kosovës që të mbyllen fitneset. Në fitnesin ku unë e menaxhoj kemi mjaftë hapësirë dhe distancë, prandaj asnjë klient nuk mund të ushtroj pa i pasur 1.5 metër distancë. Ne gjithmonë kemi punuar sipas rregullave dhe gjithmonë i kemi respektuar masat. Jemi të pajisur më masat mbrojtëse, maskat, dezinfektuesit, etj., prandaj nuk është dashur që të mbyllemi”, ka thënë Hajzeri për Demokracia.com.

Reagon kryetari i gastronomëve: Vendim i papranueshëm, Qeveria po na rrëzon përtokë

Të ngjashme