Lajme
Ratkoceri thotë se Kurti me “përzierje vulgare” i bëri favor kandidates së VMRO-DPMNE-së
Demokracia
22:06 | 25 Prill 2024

Share:

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri, ka thënë se me ardhjen në presidencë të Gordana Siljanovska- Davkova do të ndikohen marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.

Dhe krejt kjo sipas tij, për shkak të “përzierjes vulgare të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti”.

“Përmes Kurtit dhe përzierjes së Qeverisë së Kosovës u krijua favor për Davkovën që ajo të jetë president e ardhshme”, ka thënë Ratkoceri në Rubikon të Klan Kosovës.

“Marr guximin të them se do të ketë dallim në raportet me Kosovën që nga sot e tutje”.

Ratkoceri ka thënë se përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së javën e kaluar nuk ka votuar pro Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme