Ish-ministri serb, Nenad Rashiq, ka komentuar edhe deklaratat e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili e fajësoi vetë Rashiqin për sulmin kundër djalit të tij.
Gjatë së hënës në Llapnasellë para shkollës është rrahur djali i ish-ministrit serb, Nenad Rashiq.
Të martën, një ditë pas sulmit, ka reaguar Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, i cili edhe është kundërshtar politik i Rashiqit, duke thënë se ky sulm ka qenë i orkestruar dhe urdhëruar nga Albin Kurti, por që prapa kësaj qëndron edhe vetë Nenad Rashiq, raporton Demokracia.com.
Në një konferencë për medie, Rashiq është pyetur për këtë dhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që i kishte bërë një ditë para se të ndodhte sulmi kundër djalit të tij.
Lexo edhe:
Rakiq thotë se sulmin ndaj djalit të Rashiqit e ka orkestruar dhe urdhëruar Kurti
“Do të tentojë që të komentoj që unë kam qenë unë organizator i asaj që djali im të merrte lëndime të rënda trupore…… që për dy muaj nëse nuk sanohet gjendja dhe duhet të intervenohet me operacion dhe më thotë Rakiq që unë kam bërë diçka të tillë, dhe unë doja ta pyesje se a do t’ia bënte ai djalit të tij? Unë nuk kam shpjegim. Si mund të pohoj presidenti i Serbisë një gjë të tillë?, atëherë kjo duhet të jetë e organizuar. Unë vetëm mund të them se duhet t’ju vijë turp secilit që thotë se dikush mund t’ia bëjë diçka fëmijës së tij. Turp t’ju vijë. Ju lutem. Kjo me të vërtetë mendoj se nuk dua të komentoj sepse çfarëdo komenti do të ishte i pakuptimtë. Nëse dikush prej prindërve mund të bëjë tregti me fatkeqësinë e fëmijës së vetë, atëherë kjo është e pakuptueshme”, u shpreh Rashiq. /Demokracia.com/