Sport
Rashica s’e harron Kosovën as te Galatasaray, mban flamurin e shtetit në çorape
Demokracia
19:20 | 01 Nëntor 2022

Share:

Futbollisti i Galatasarayt, Milot Rashica flamurin e Kosovës vazhdon ta mbajë afër vetes edhe te klubi i madh turk.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka publikuar në llogarinë e tij në “Twitter” një fotografi me yllin e skuadrës, Juan Matan, në seancën e sotme stërvitore te Galatasaray, shkruan Demokracia.com.

Lojtari vushtrrias në atë fotografi shihet me çorape të bardha e ku në to ndodhet flamuri i Republikës së Kosovës.


Milot Rashica është pjesë e Galatasarayt nga qershori i këtij viti kur u huazua për një vit nga Norwich City.

26-vjeçari ka realizuar dy gola për Galatasarayn në Kupën e Turqisë./Demokracia.com/

Të ngjashme