Gjithnjë e më shumë informacione po publikohen se në Rusi kanë filluar luftime të ashpra midis ushtrisë së rregullt ruse dhe mercenarëve të Wagner.
Yevgeny Prigozhin ka pohuar se këtë mëngjes kanë rrëzuar të paktën një helikopter.
Ndërkohë, mediat ruse kanë publikuar një video të rrëzimit të një aeroplani rus, i cili raportohet se është shkatërruar nga të besuarit e Prigozhinit.
“AN-24 u rrëzua në rajonin e Voronezh. Me siguri është goditur. Është rrëzuar afër fshatit Kantemirovka. Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë mbetur të vdekur”, njoftoi agjencia ruse e mediave Baza.
As claimed by Russian sources, presumably An-26 or Il-114 shot down by Wagner somewhere in Voronezh region of Russia. pic.twitter.com/l9joXKTSpk
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) June 24, 2023
Theksojmë se presidenti rus, Vladimir Putin sot e ka akuzuar për tradhti shefin e Wagnerit, Prigozhinin.
Ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për një grusht shteti ushtarak dhe se për synim ka vetëm largimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.