Lajme
Raportohet për shpërthime në zonën e aeroportit afër Lvivit
Demokracia
07:20 | 18 Mars 2022

Share:

Raportohet për shpërthime në zonën e aeroportit afër Lvivit.

Sipas stacionit televiziv Ukraine 24, të premten janë dëgjuar shpërthime në pjesë të ndryshme të Lvivit, qytet në perëndim të Ukrainës.

Në llogarinë e tij në Telegram, televizioni ka publikuar një video në të cilën shihet tym i zi në horizont të qytetit.

Gazetari ukrainas Ostap Yarysh, nga Zëri i Amerikës, ka thënë se ka dëgjuar disa shpërthime.

Në disa raportime të pakonfirmuara është thënë të jetë goditur aeroporti i qytetit.

Të dielën, një sulm në bazën ushtarake afër qytetit – dhe afër kufirit polak – ka lënë të vdekur të paktën 35 persona.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024