Lajme
Raporti i DASH-it| Ekspertët vlerësojnë se sistemi i drejtësisë është i ndikuar nga politika dhe grupet e interesit
Demokracia
14:27 | 13 Prill 2022

Share:

Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë së martës ka publikuar raportin vjetor për Kosovën, ku u theksua se në vendin tonë vazhdon mosndëshkimi i korrupsionit, por edhe po cenohet liria e shprehjes.

Në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2021 për Kosovën theksohet se mosndëshkimi i korrupsionit është duke vazhduar, por që edhe liria e shprehjes është cenuar nga zyrtarë të ekzekutivit.

Për këtë raport njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se ky raport duhet të merret seriozisht nga institucionet dhe shoqëria në përgjithësi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë për Demokracia.com se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende është lehtë i ndikuar nga politika dhe grupet e interesit.

“IKD në vazhdimësi e ka potencuar se luftimi i korrupsionit nuk matet asnjëherë me vendime administrative, me aksione policore dhe me numër të personave të arrestuar, por me aktgjykime dënuese dhe me vlerën e pasurisë së konfiskuar nga aktivitetet kriminale që lidhen me korrupsion.  Edhe në vitin 2021, Kosova nuk ka mundur ta dëshmojë këtë me rezultate konkrete.  Jo vetëm ky raport, por edhe raporte tjera e potencojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende është lehtë i ndikuar nga politika dhe grupet e interesit, dhe se ky sistem nuk po arrin të sigurojë pavarësinë dhe paanshmërinë gjatë ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive në praktikë”, ka theksuar Miftaraj. 

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për Kosovën ka përmendur edhe shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e presidentes Vjosa Osmani, ku këtë shkarkim e ka cilësuar të ndikuar politikisht.

LEXO EDHE: 

SHBA-ja ‘shuplakë’ Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës

Po ashtu DASH në këtë raport ka kritikuar Qeverinë e Kosovës por edhe qeverisjen lokale për Manastirin e Deçanit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

DASH për Kosovën: Vazhdon mosndëshkimi i korrupsionit

Të ngjashme