Lajme
Raporti: Gati 1 milion aplikime për azil në 2022, vetëm 39% e kërkesave janë pranuar
Demokracia
11:23 | 07 Korrik 2023

Share:

Numri i kërkesave për azil është rritur me 53% në vitin 2022, duke arritur në një total prej 996,000 kërkesash për azil, sipas raportit më të fundit të Agjencisë së Bashkimit Europian për Azilin.

70 për qind e të gjithë kërkesave për azil janë pranuar nga pesë vendet kryesore europiane.

Raporti i EUAA, zbulon se numri i kërkesave për azil, u rrit në 13 vende europiane, në vitin 2022.

Vendet pranuese dhe kombësia e azilkërkuesve mbetën të njëjta në 2022

Shumica e kërkesave për azil, iu dorëzuan autoriteteve gjermane, të ndjekura nga ato franceze, spanjolle, austriake dhe italiane.

Në mënyrë të detajuar, 244,000 kërkesa për azil janë dorëzuar në Gjermani, 156,000 të tjera në Francë dhe 118,000 në Spanjë, ndërsa autoritetet austriake të emigracionit kanë marrë 109,000 kërkesa, përveç 84,000 kërkesave për azil të paraqitura në Itali.

Kombësia më e zakonshme në mesin e azilkërkuesve, mbetën refugjatët sirianë, me 138,000 kërkesa, të ndjekur nga afganët me 132,000 kërkesa.

Turqit përfaqësojnë grupin e tretë më të madh të azilkërkuesve, me 58,000 aplikime, të ndjekur nga aplikantët e Amerikës Latine nga Venezuela (51,000) dhe Kolumbia (43,000).

39% e kërkesave për azil janë pranuar

Vendet e BE-së, morën vendime për 646,000 kërkesa për azil, numri më i lartë i vendimeve, që nga viti 2017. Rreth 252,000 aplikime ishin pozitive, dhe 59% e atyre iu dha statusi i refugjatit për aplikantët dhe 41% iu dha mbrojtje shtesë.

Rreth dy në pesë aplikime ishin të suksesshme, duke e çuar shkallën totale të pranimit në 39% – numri më i lartë i regjistruar, që nga viti 2017.

Mbi katër të pestat e të gjitha vendimeve, janë marrë nga autoritetet në Gjermani (31%), Francë (20%), Spanjë (13%), Itali (8%), Austri (6%) dhe Greqi (6%).

Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të vendimmarrjes në vitin 2022, për shkak të rritjes së aplikimeve të lidhura me luftën në Ukrainë, paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë ushqimore në shumë rajone të origjinës, numri i vendimeve në pritje arriti në 899,000 në 2022.

Për më tepër, numri i të miturve të pashoqëruar në vitin 2022, është vazhdimisht në rritje, duke arritur në një total prej 42,000 në vitin 2022, 61% më shumë se në vitin 2021 kur 26,000 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në BE.

Përveç kësaj, pothuajse 18,000 aplikantë, u tërhoqën nga procedura e azilit në vitin 2022, me 95% të atyre, që ishin meshkuj, dhe të moshës 14 deri në 17 vjeç. / Schengen Visa Info

Të ngjashme