Sport
Ramazani krahason ndeshjen Real-Almeria me skandalin në Stamford Bridge
Demokracia
23:02 | 21 Janar 2024

Share:

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër juristët e avokatët që pas vrasjes së të riut, nga dy të mitur në Podujevë, po kërkojnë ashpërsim të Kodit Penal për të Mitur.

Sipas Miftarajt ata jurist dhe avokat që po thonë se dënimet janë të buta po dëshmojnë se sa pak dijnë për drejtësinë penale për të mitur. Miftaraj ka sqaruar se qëllimi i këtij kodi ka për qëllim rehabilitimin e ridedukimin e të miturve. Ndërsa veprat si kjo që ndodhi së fundmi shihen si përjashtim, ku fajtor janë shteti, shoqëria, edukimi e kultura.

Lexojeni të plotë reagimin e tij:

Avokatet dhe juristet qe thone se denimet per te mitur jane denime te buta po deshmojne se sa pak dine per drejtesine penale per te mitur dhe qellimin e drejtesise per te mitur.

Drejtesia penale per te mitur masat represive (denimin me burg) i sheh dhe i zbaton vetem si perjashtim, e asesi si rregull.

Drejtesia penale per te mitur qellim kryesor ka interesin me te mire te të miturit edhe ne rastet kur i mituri eshte kryes i vepres penale, shqiptimin e masave qe per qellim kane rehabilitimin e te miturit, mireqenien e te miturit, riedukimit te tij.

Ne shoqerite demokratike ku Kosova vetem me fjale aspiron te jete pjese e kesaj familje, kur i mituri kryen veper penale nuk eshte fajtor vetem i mituri por fajtor kryesore jane familja, rrethi shoqeror, shkolla, institucionet, mediat, kultura dhe mendesia e ndertuar per te mos pasur respekt per sundimin e ligjit dhe mendimin ndryshe.

Cili poltikan sot shprehu ngushellime per vrasjen e 18 vjeçarit?

Cili prej ministrave shprehen keqardhje per vdekjen e nje 18 vjeçari?

Të ngjashme