Lajme
Ramabaja i VV-së shpall kapitullimin e ri të Serbisë, nuk dihet për çfarë lufte flet
Demokracia
16:24 | 22 Nëntor 2022

Share:

Anëtari i Vetëvendosjes dhe analisti Sadri Ramabaja ka ngritur disa pretendime të çuditshme.

Ramabaja në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Serbia duhet të “përgatis opinionin për kapitullimin e ri”, duke mos treguar se për çka saktësisht e ka fjalën apo thjesht po flet emocionalisht.

“Beogradi zyrtar duhet të fillojë ta përgatisë opinionin për kapitullimin e ri, meqë atë të qershorit 1999 e ka kamufluar për plot 22 vjet. Evropa duhet t’i ndihmojë në këtë proces, meqë ajo ka përvojë me historinë koloniale”, ka shkruar ai.

Nuk dihet se në referencë me çfarë zhvillimesh i thotë këto fjalë Ramabaja, por ajo që dihet është se mospajtimet mes BE-së dhe Kurtit vetëm sa janë thelluar kohët e fundit.

Postimi i plotë i Ramabajës, pa ndërhyrje:

Beogradi zyrtar duhet të fillojë ta pregadisë opinionin për kapitullimin e ri, meqë atë të qershorit 1999 e ka kamufluar për plot 22 vjet.

Europa duhet t’i ndihmojë në këtë proces, meqë ajo ka përvojë me historinë koloniale.

Të ngjashme