Lajme
Rama ulet në bankë në mes të nxënësve dhe dëgjon rrëfimin e Aida Dërgutit për UÇK-në
Demokracia
11:43 | 06 Mars 2023

Share:

Përparim Rama është rikthyer sot në shkollën “Hasan Prishtina”, aty ku ishte rritur si nxënës në fillore.

I pari i kryeqytetit ka dëgjuar një rrëfim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga Aida Dërguti.

“Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha shkollat në #kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës.
Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare” shkruan Rama në njoftim

Të ngjashme