Lajme
Rama ua “tërheq veshin” në jug për ngritjen e çmimeve: Dhërmia më shtrenjtë se në Turqi
Demokracia
15:53 | 22 Korrik 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët socialistë është ndalur edhe te çmimet e larta në jug të vendit.

Sipas Ramës në qershor ka pasur një ‘bum’ turistësh, por më pas u frenua nga rritja e çmimeve.

Mes të tjerash i pari i qeverisë shqiptare, shtoi se vende si Greqia apo Turqia vendosin çmime konkurruese ndërsa pronarët në Dhërmi thonë pse nuk ka turistë, shkruan abc.

“Zemrën e konkurrencës Europiane të mos them botërore. Këtu në Adriatik dhe në Jon jemi në mes të kësaj konkurrence. Në një kohë ku Turqia po Greqia ofrojnë çmime të arsyeshme, në Dhërmi i çojnë çmimet mbi Turqi dhe thonë pse nuk kemi turistë. Si do i kesh? Vjen korriku dhe ja kërcasin çmimeve rrinë dhe ngul e shkul çadra. Në qershor ishim mirë. Ndërkohë në Durrës është e kundërta se po rriten cilësia e turistëve” tha Rama.

Të ngjashme