Lajme
Rama u takua edhe me ambasadorin Hovenier në Kuvendin e Kosovës
Demokracia
18:07 | 06 Korrik 2023

Share:

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier i cili ndodhet tashmë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës do të ketë një takim të veçantë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Takimi mes tyre ka nisur, pasi takimi i Ramës me presidenten Osmani ka përfunduar tashmë.

Takimi i Ramës me ambasadorin Hovenier nuk i ishte i parashikuar në agjendën e kryeministrit, ndaj kjo ka bërë që për pak minuta takimi me kryetarin e kuvendit Glauk Konjufcën të shtyhet pas përfundimit të takimit Rama – Hovenier.

Të ngjashme