Lajme
Rama takon Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen
Demokracia
11:08 | 27 Qershor 2023

Share:

Gjatë vizitës së tij në Bruksel kryeministri Edi Rama ka takuar edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen.

Ende nuk ka detaje më shumë sa i takon takimit të tyre, por mendohet se në fokus do të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë ashtu sikurse ka qenë edhe në takimin e djeshëm që Rama pati me Presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel.

Para se të udhëtojë drejt Brukselit Rama u shpreh se do t’i përcjellë Michel-it dhe familjes së krerëve evropianë shqetësimet e tij për situatën rajonale, veçanërisht për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme