Lajme
Rama sot prezanton projektin për sheshin “Xhorxh Bush”, nesër mbahet protestë për hapjen e rrugës
Demokracia
10:12 | 13 Janar 2024

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot do të mbajë një konferencë për media ku do ta prezantojë projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Konferenca pritet të fillojë në orën 11:00.

Në anën tjetër, faqja “Vrojtuesit e Lagjes” kanë paralajmëruar një protestë për të dielen.

Arsyeja e kësaj, është pikërisht mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, që sipas tyre, ka shkaktuar probleme në trafik e kolona të gjata.

“Në përpjekje për të ndryshuar situatën e krijuar pas mbylljes së rrugës Xhorxh Bush, ju ftojmë të bashkoheni në një protestë paqësore të organizuar për të kërkuar hapjen e kësaj rruge të rëndësishme. Pas mbylljes së rrugës, kemi përballur një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kollonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Protesta jonë është e organizuar në mënyrë paqësore dhe e ligjshme për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes.” – thuhet në reagimin e tyre.

Të ngjashme