Lajme
Rama reagon për testimin e qarkores njëkahëshe: Është bërë me qëllimin më të mirë
Demokracia
19:17 | 28 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas testimit të sotëm të shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Rama ka bërë një deklaratë publike, duke thënë se për këtë testim qytetarët ishin informuar nga data 26.10.2022.

“E kuptoj plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi. Unë dhe stafi përgjegjës i Komunës së Prishtinës bashkëndjejmë me ju. Pavarësisht këtij frustrimi të shprehur, ju falënderoj përzemërsisht për durimin që treguat sot”, thuhet në deklaratën e Ramës.

Kryetari Rama, po ashtu, ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për mbajtjen e rendit dhe qetësisë.

Të ngjashme