Lajme
​Rama prezanton katër lokacione të betonuara që do të transformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane
Demokracia
22:13 | 25 Gusht 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar të premten katër lokacione apo plato të betonuara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, të cilat do të transformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane.

Lagjet ku do të realizohen projektet janë: Plato 1 (Bashkësia Lokale “Dardani”), Plato 2 (“Lakrishtë”), Plato 3 (Rr. Hyzri Talla – “Bregu i Diellit”) dhe plato 4 (Sheshi “Salih Çeku” – te Xhamia në Dardani).

Kryetari Rama i ka bërë të ditura edhe ndryshimet që do të bëhen në këto lokacione.

“Do t’i ndërrojmë pllakat, shtojmë gjelbërimin zonat rekreative dhe do të vendosim ndriçimin e ri”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngjashme