Lajme
Rama pret ambasadorin e BE-së, flasin për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit
Demokracia
22:43 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori Gonzato, i cili ndau në rrjetet sociale foto nga takimi me Kryeministrin Rama.

Ambasadori informoi se temë e takimit ishin hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Të ngjashme