Lajme
Rama për Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë: Do të nxitë qytetarët për aktivitet në natyrë
Demokracia
17:12 | 24 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se këtë të premte e kanë përuruar Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë.

Rama potencoi se shumë shpejt do të publikohet edhe faqja zyrtare e Gërmisë, ku do të mund të shkarkohet harta digjitale, për informata për aktivitetet sportive, kulturore e të tjera.

“Këtë të premte me 23 Qershor e përuruam Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë, me theks në Kioskën Malore ku është vendosur Harta dhe informacioni i duhur për Gërminë”, shkroi Rama.

“Së shpejti lansohet edhe Faqja Zyrtare e Gërmisë ku do të mund ta shkarkoni edhe hartën digjitale, përfshirë rrjetin e shtigjeve aktive por edhe info për aktivitetet tjera sportive, kulturore dhe bota e gjallë.

“Shtigjet dhe pasuria e Gërmisë do të publikohet edhe në rrjetet ndërkombëtare konform parametrave të sigurisë dhe sinjalistikës (në shenja janë të vendosura edhe numrat e emërgjencës dhe Kërkim-Shpëtimit malor) @klubialpinprishtina e realizoi ndërsa #DrejtoriaeHapësiravePublike dheParqeve dhe @procreditbankkosova e përkrahën dhe mbikëqyrën çdo komponentë të projektit, duke vënë standard të punës, cilësi, komunikim dhe transparencë”.

May be an image of grass, road and text

Nëpërmes këtij realizimi Komuna e Prishtinës thotë se u qëndron afër qytetareve dhe nevojave të tyre, duke nxitur kështu aktivitet në natyrë, gjithnjë duke u mbështetur në shtigje të sigurta malore dhe të ardhme rekreative/turistike.

“Parku dhe Mali i Gërmisë është vlerë e çmuar për gjithë vendin, ndërsa subjektet e vrapimit, çiklizmit dhe ecësit të cilët kanë aktivitete të rregullta në park na japin shembuj konkret të raportit njeri – natyrë, në dobi të shëndetit, ambientit dhe mirëqenies”.

Projekti përmban:

60 km gjatësi të ndara në 11 shtigje të veçanta:

  1. Shtegu i Shëndetit
  2. Shtegu Familjar
  3. Shtegu i Ariut
  4. Shtegu Rrezja
  5. Shtegu i Liqenit
  6. Shtegu i Çiklizmit
  7. Qasja në Mramor
  8. Shtegu i Sofalisë
  9. Shtegu i Lugmirit
  10. Shtegu Artan Venhari
  11. Shtegu Erida Kurshumlija

“Gjithashtu janë të vendosura edhe Kioskat Malore dhe Sinjalistika nëpër gjithë rrjetin duke e bërë të qasshëm dhe të sigurt për vizitorët. Duhet theksuar kujdesi i jashtëzakonshëm i Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve për Zonën e Mbrojtur dhe vet Masivin e Gërmisë; prandaj për çdo veprim apo aktivitet duhet kontaktuar stafin e kësaj Drejtorie”.

“Pavarësisht përurimit ne jemi duke vazhduar me përmirësim dhe shënim të rrjetit, gjithnjë me ndihmën e shumë miqve të sportit, natyrës dhe qytetit të Prishtinës”.

May be an image of 4 people, wedding and text

 

Të ngjashme