Lajme
Rama: Më refuzuan kur kërkova vizë britanike, për këtë kam shkruar në “The Guardian”
Demokracia
20:01 | 03 Prill 2023

Share:

Kryeministri Rama tha se në vitet ’90-ta ai ka aplikuar për një vizë britanike, por është refuzuar.

Sipas tij për këtë ngjarje, i nxitur nga miku që e  kishte ftuar në Britani, kryeministri ka shkruar një artikull për “The Guardian”, ku për herë të parë është njohur me median e lirë.

“Kontakti im i parë me median e lirë ndodhi në fillim të viteve 90. unë isha jashtë dhe aplikova për një vizë britanike dhe më refuzuan. miku që më ftoi ishte shumë i zemëruar dhe më tha pse nuk shkruan një artikull për “The Guradian”, ai kishte njohje dhe unë shkruajta për përvojën e mos marrjes së vizës britanike. në atë kohë Britania ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

E dërgoj u ktheva shumë vonë në shtëpi dhe në atë kohë nuk kishte telefona celular, por kishte sekretari telefonike. Më mori një zë gruaje dhe më tha po ju marr nga “The Guardian” sepse duhet të flasim për dy gjëra e të marrim miratimin tuaj. E para për titullin dhe e dyta për diçka brenda artikullit.

Unë isha mësuar me një mënyrë tjetër, fola me të dhe ajo më propozoi një titull që për mua ishte shumë në rregull dhe donte të bënte një ndryshim të vogël. Unë i thashë se pse duhet të më pyesnin për këto gjëra të vogla e pse nuk e botonin. Ajo duke e parë që unë isha barbari që sapo kisha fituar lirinë e më tha, mirë se erdhët në botën demokratike zoti Rama, kjo quhet kontroll i fakteve dhe e drejtë e autorit.

Disa muaj më pas marr nga e njëjta gazetë një artikull që duhej të botohej për Tiranën si parajsa e pastrimit të parave për kontinentin. Nuk e di se me sa shumë pasaktësi dhe informacion të rremë, e më kërkuan nëse kryeministri donte të përfshinte një fjali. Zyra ime u tha se kryeministri ishte gati të fliste pasi në të kishte shumë të dhëna gabim, u dërguam një listë të plotë faktesh, por thanë si përgjigje që artikulli do të botohej”, tha Rama.

 

Të ngjashme