Lajme
Rama: Me pasuritë turistike krenohemi e vlerësohemi, ato po sjellin një rritje të numrit të turistëve si kurrë më parë
Demokracia
14:12 | 19 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se 23 vite më parë, Liqeni i Prespës është shpallur “Park Kombëtar”, ndërsa 24 vite më parë Liqeni i Pogradecit, u shpall zonë e mbrojtur me statusin “Peizazh i Mbrojtur”.

Kryeministri Rama ka thënë se Liqeni i Pogradecit është pjesë e trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s.

“Kjo vëmendje ndaj ruajtjes së bukurive të natyrës sonë, bashkë edhe me nismat e pastrimit, përkthehen në vlerë dhe pasuri turistike”, ka shtuar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar me pasuritë turistike krenohen dhe vlerësohen çdo ditë e më shumë në faqet e mediave më prestigjioze botërore.

Mes tjerash kryeministri Rama ka potencuar se kjo sjellë një rritje të numrit të turistëve “si kurrë më parë”.

Të ngjashme