Lajme
Rama kërkon që të votohet për faljen e tatimit në pronë: Nga viti 2022 deri në 2023 vlera që duhet të falet është 100 euro
Demokracia
14:35 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka propozuar që të falen 100 euro për tatimin në pronë.

Rama, përmes një shkrimi në rrjetin ‘Facebook’, ka thënë se kjo do të bëhet sipas llogaritjeve varësisht të shumës që paguan individi për pronë.

“Propozoj që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro të falet”.

“Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro. Nëse një pronë ka pasur tatimin 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 300 euro, atëherë falja do të jetë 100 euro”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky propozim do u ndihmojë qytetarëve dhe nuk do të dëmtojë qëndrueshmerinë buxhetore të Prishtinës.

“Njëherësh nuk do të cenojë mundësinë e zhvillimit dhe transformimit të mirëfilltë të Kryeqytetit për të mirën e të gjithëve, prandaj lus secilin asambleist, pa dallim, që në seancën e radhës të votojë PËR!”.

Të ngjashme