Lajme
Rama ia dhuron Krasniqit “Hyjneshën në Fron”
Demokracia
16:33 | 13 Mars 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim boksierin shqiptar, Robin Krasniqi.

Ai ia ka dhuruar Krasniqit “Hyjneshën në Fron”, duke thënë se një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

“Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë ‘Hyjneshën në Fron’ – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju. Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”, shkroi Rama në Facebook, teksa ndau fotografi nga ky takim.

Postimi i plotë:

Të ngjashme