Lajme
Rama dhe stafi i tij shëtisin me biçikleta në Prishtinë
Demokracia
13:32 | 24 Prill 2022

Share:

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga stafi i tij, të dielën e kanë shfrytëzuar që të dalin me biçikleta nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësi i Ramës, Alban Zogaj, në një postim në  rrjetin social “Facebook”, në të cilin ka shpërndarë edhe disa fotografi, ku bashkë me Ramën dhe zyrtarët e tjerë komunalë, shihen duke u shëtitur me biçikleta në Prishtinë.

“Prishtina e biçikletës!”, shkroi Zogaj.

Sot është dita e dytë e testimit e disa prej rrugëve të Prishtinës, të cilat janë kthyer në rrugë njëkahëshe.

 

Të ngjashme