Lajme
Rama dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Demokracia
11:37 | 17 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ SHBA-Kosovë”.

Rama është shprehur i lumtur që po finalizohet bashkëpunimi mes Komunës së Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot e kemi një ditë më interesant të veçantë, po e nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimin, kjo kontratë nënkupton që bashkëpunimet që i kemi pasur deri tash janë të mirëfillta”, tha Rama.

Sipas tij, shumë artistë të veçantë amerikan do të vijnë në Kosovë për të qenë më afër komunitetit.

Ambasadori Hovenier bëri të ditur se kjo autostrada bienale do të jetë një bashkëpunim i mirëfilltë.

“Më të vërtet jam shumë i lumtur që të fillojmë bashkëpunimin për autostradën bienale, këta artistë vijnë nga SHBA dhe sjellin një larmi të artit të tyre. Gjatë qëndrimit do të krijojnë por edhe të ekspozojnë artet e tyre. Ata do të angazhohen në të gjithë vendin Jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Prizren dhe Mitrovicë”, ka thënë Ambasadori.

Hovenier ndër tjerash u shpreh i lumtur që po mundësohet ky bashkëpunim me ç ’rast po i mundësohet edhe ardhja e amerikaneve në Kosovë.

Të ngjashme