Lajme
Rama akuza Berishës: Takoi përfaqësuesin e Putinit, pas një muaji i nguli thikën UÇK-së e Shqipërisë
Demokracia
10:50 | 15 Nëntor 2022

Share:

Gjatë fjalës së tij me gazetarët sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën se “i ka ngulur thikën në palcë UÇK dhe Shqipërisë”, në një “pakt” të bërë me Rusinë. Kjo referuar votimit në KE për raportin e Dick Marty.

“Habi e madhe si një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë është pritur përfaqësuesi i Putinit një muaj para se PD të jepte votën duke bashkuar qëndrimin me partinë e Putinit kundër UÇK, është pritur këtu një rus real me emër e mbiemër e me titull është bërë dhe një deklaratë nga këtu si një takim i vlerësuar i rëndësishëm e një muaj pas i është ngulur thika në palcë UÇK e Shqipërisë nga PD”.

“Se që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë. S’mund të paguajnë kot. Fjalët e mia gjithmonë dalin se unë nuk hedh fall, unë kur flas di shumë mirë çfarë them”.

“Është më mirë të merreni me fantazmat serbe që nuk ekzistojnë? A nuk është turp që në këtë çorbën e brefshme se merr vesh i pari të dytin dhe të gjithë kanë gjetur rehatin e tyre”.

“Çfarë e sharë është ti thuash tjetrit je pa atdhe se për mua dikush që është paguar për të shkelur interesin kombëtar është pa atdhe. S’ka shkelje më të madhe se sa të paguhesh nga Putini kundër UÇK, apo te paguhesh qe të rrëzosh qeverinë e vendit”.

“Po qe i zoti rrëzojë vetë mos merr paratë e një fuqie që nuk ka minimumi dashamirësinë ndaj vendit tënd, ndaj je pa atdhe, je pa din e iman patjetër. Të ngresh një çadër e të torolisësh vendin tënd e të bojkotosh zgjedhjet i paguar nga një forcë e huaj patjetër që je pa fe.”, është shprehur Rama.

LEXO EDHE:

Komunikata e zyrës së Berishës ku dëshmohet takimi me deputetin e Putinit një muaj para votimit të raportit të Dick Martyt

Të ngjashme