Lajme
Komunikata e zyrës së Berishës ku dëshmohet takimi me deputetin e Putinit një muaj para votimit të raportit të Dick Martyt
Demokracia
16:45 | 12 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar të shtunën për një takim të ish kryeministrit Sali Berisha me përfaqësuesin rus, Kostantin Kosachev në vitin 2010. 

Sipas Ramës, një muaj pas këtij takimit mes Berishës dhe përfaqësuesit rus, Partia Demokratike e Shqipërisë votoi pro raportit të Dick Marty në Parlamentin Evropian.

Për takimin mes ish kryeministrit Berisha dhe Kosachevit, është njoftuar edhe përmes një komunikate të lëshuar nga Qeveria e Shqipërisë, në të cilën thuhet se Berisha e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë takim, që siç thuhej atëherë në komunikatë, përbën një kontribut të ri në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Zoti Kosachev ndau të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit në veçanti atij ekonomik mes të dy vendeve. Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar  progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë”, thuhej aso kohe në komunikatën e lëshuar nga zyra e Berishës.

Ish deputeti rus, Konstantin Kosachev njihet si hartuesi i rezolutës së Parlamentin Evropian, me të cilën u miratu Raportin i ish senatorit zviceran, Dick Marty. Bazuar në këtë raport, tri vite më pas u vendos për themelimin e Gjykatës Speciale.

Komunikata e plotë e vitit 2010 e zyrës së Sali Berishës:

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, zotin Konstantin Kosachev.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë vizitë, e cila përbën një kontribut të ri në forcimin e marrëdhënieve  dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Zoti Kosachev e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore  dhe e uroi atë për arritjen historike, liberalizmin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Zoti Kosachev ndau të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit në veçanti atij ekonomik mes të dy vendeve. “Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar  progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë” u shpreh zoti  Kosachev.

Gjatë takimit u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet, në veçanti për të thelluar bashkëpunimin ekonomik  dhe për të promovuar  investimet e investitorëve rusë në Shqipëri. Në këtë drejtim, sektori i prodhimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, industrisë minerale, turizmit, infrastrukturave të rëndësishme, etj, u konsideruan si fusha që ofrojnë potenciale për një histori suksesi për investitorët rusë por edhe për Shqipërinë.

Duke vlerësuar të rëndësishëm edhe kontributin e parlamenteve të të dy vendeve, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ngritja e komisioneve parlamentare të miqësisë, si dhe rivitalizmi i komisionit të përbashkët ekonomik, por edhe kompletimi i kuadrit ligjor janë  hapa të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Të ngjashme