Lajme
Rakiq: Serbët nuk po tërhiqen nga barrikadat, edhe pse Vuçiq mendon se do të ishte mirë
Demokracia
17:14 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se serbët nuk dëshirojnë të largohen dhe t’i largojnë barrikadat, edhe pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq mendon se do të ishte mirë që ato të tërhiqen.

Rakiq ka thënë se sot ka biseduar me Vuçiqin dhe ai e ka dhënë këtë dekalratë, shkruan N1.

Ndër tjera, ai shtoi se serbët nuk i besojnë qeverisë së Kurtit dhe as garancive ndërkombëtare, por vetëm Vuçiqit.

“E ftoj presidentin të vijë në Rashkë dhe të dëgjojë njerëzit tanë që janë tek barrikadat, sepse ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiq”, tha Rakiq.

Të ngjashme