Lajme
Rakiq: Kërkuam nga Vuçiqi ta ushtrojë autoritetin e tij që të arrestuarit të lirohen
Demokracia
16:59 | 12 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar të hënën se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova kanë njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për gjendjen në terren, raportoi agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Siç raportohet, Rakiqi ka thënë se Vuçiqit i është kërkuar ta ushtrojë autoritetin e tij që të arrestuar Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq të lirohen sa më shpejt.

Pas bisedës me Vuçiqin, Rakiqi ka pretenduar për shfaqjen e disa videove që tregojnë se të arrestuarit nuk i kanë lënduar ushtarët e KFOR-it dhe se gjendja është përkeqësuar “pas ndërhyrjes së njësive speciale”.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit Petroviq dhe Obrenoviq kanë kryer veprat penale “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Të ngjashme