Lajme
Rakiq i përcjell “porositë” e Vuçiqit, formon “shtab të krizës” u thotë serbëve respektojini KFOR-in e EULEX-in
Demokracia
00:01 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka vazhduar duke i përcjellur porositë e shefit të tij real, Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, Vuçiq ka kërkuar të mos sulmohet EULEX dhe KFOR, të njëjtën e tha edhe Rakiq.

Por e ka themeluar edhe Shabin e Krizave, i cili do të raportojë për gjendje në terren.

Sipas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me deklaratat e tij “ka ndezur edhe më shumë zjarr”.

Thotë se tensionet nuk janë ulur, duke propaganduar tha se Kurti “ka trembur familjet serbe” me gjuhën e shfaqur të dielën

“Prishtina e dëshiron pikërisht këtë. Ata vazhdimisht kryejnë veprime për të provokuar reagimin tonë dhe na fajësojnë se jemi shkatërrues dhe faktor përçarës – siç na quajnë ata”, ka thënë Rakiq, transmeton kossev.

Ai po ka deklaruar se çdo herë e më shumë njerëzit po ju bashkohen barrikaduesve.

Përkundër kërkesës perëndimore që barrikadat të hiqen, Lista Serbe nuk ka vepruar në atë drejtim.

Të ngjashme