Lajme
Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore takohen me komandantin e KFOR-it
Demokracia
15:43 | 12 Shtator 2022

Share:

Ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit biseduan me komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajari dhe kolonelin e Brigadës Lindore dhe komandantin e bazës Bondsteel Kristofer Samulski për situatën aktuale të sigurisë, duke theksuar se “është ende e paqëndrueshme” raporton Kosovo-Online.

Në takimin e dytë me përfaqësuesit e KFOR-it në 20 ditët e fundit, tema kryesore ishte “baza e ndërtuar ilegalisht dhe uzurpimi i pronës private dhe komunale nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq” thuhet në postimin e Rakiqit në Facebook.

Siç ka thënë ministri Rakiq, “është e papranueshme uzurpimi i pronës private dhe komunale dhe kjo paraqet kërcënim dhe provokim të qartë”.

“Nuk do të lejojmë asnjë provokim as nga njësitë speciale të Kosovës dhe as nga forcat e sigurisë së Kosovës, sepse çdo veprim i tyre i njëanshëm rrezikon paqen dhe stabilitetin”, deklaruan gjatë takimit të sotëm kryetari i Listës Serbe dhe ministri Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore.

Në mbledhjen e sotme është mbajtur një minutë heshtje në nderim të pjesëtarit të sapo ndjerë të kontingjentit hungarez të KFOR-it.

Të ngjashme