Lajme
Raketa ukrainase bie në Bjellorusi
Demokracia
17:01 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Një raketë ukrainase S-300 raportohet se ra në Bjellorusi të enjten në mëngjes, sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve BelTA.

Ngjarja ka ndodhur mes orës 10:00 dhe 11:00 me orën lokale. Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko u njoftua menjëherë për atë që ndodhi, shkruan Euronews.

Autoritetet bjelloruse po hetojnë ngjarjen në dy drejtime të mundshme. E para është nëse raketa ishte një raketë endacake, e ngjashme me atë që shpërtheu përgjatë anës polake të kufirit Poloni-Ukrainë. E dyta është nëse mbrojtja ajrore e Bjellorusisë rrëzoi raketën.

Gazetarja bjelloruse Hannah Liubakova ka postuar në Twitter duke thënë se nuk ka viktima, megjithëse BelTA thotë se nuk është ende e qartë.

Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se nuk do të bëjë komente derisa të shfaqen më shumë prova.

Të ngjashme