Lajme
Rajoni i Ukrainës mund të mbajë referendum për bashkim me Rusinë
Demokracia
12:17 | 27 Mars 2022

Share:

Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore mund të mbajë së shpejti një referendum për bashkimin me Rusinë.

Kështu ka thënë udhëheqësi separatist lokal Leonid Pasechnik, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, përcjell BBC, transmeton Demokracia.com.

“Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të… shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse. Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu” citohet të ketë thënë, Pasechnik

Kujtojmë se në shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se po njeh pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në juglindje të Ukrainës./Demokracia.com/

Të ngjashme