Sport
Rahoveci sonte debuton në garat evropiane
Demokracia
12:36 | 30 Tetor 2022

Share:

KH Rahoveci sonte debuton në garat evropiane. Prej orës 18:00 në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci takohet me kampionin e Çekisë, HSB Karvina.

Ndeshja i takon rundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Rahoveci ka përballë skuadër cilësore dhe me suksese të mëdha.

Por “vreshtarët” kanë premtuar maksimumin në tentim për të arritur rezultat pozitiv.

Pritet që Rahoveci të ketë përkrahje të madhe edhe nga tribunat.

Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Çeki./Demokracia.com/

Të ngjashme