Lajme
Ragmi Mustafa uron Kosovën për zgjedhje të lira dhe demokratike
Demokracia
12:27 | 15 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëvenë Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka uruar Kosovën në mbajtjen e zgjedhjeve të parakoheshme parlamentare më 14 shkurt.

Mustafa po ashtu uroi që fryma demokratike të përcjellë edhe konstituimin e institucioneve të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Republika Kosovës me zgjedhjet parlamentare po dëshmon në vazhdimësi pjekuri të lartë qytetare e kapacitet demokratik elektoral. Shembull për nga gara e lirë, procedura e votimit, administrimi i votës. Mbarëvajtja shpreh maturinë e jashtëzakonshme të një procesi zgjedhor e emancipimi demokratik”, shkruan Mustafa në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai po ashtu ka uruar edhe fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa shtoi se “Lugina e Preshevës është e kthyer kah Prishtina. Pret që Qeveria e re e Republikës së Kosovës seriozisht ta trajtojë me prioritet jo vetëm dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Luginës”.

Njoftimi i Ragmi Mustafës pa ndërhyrje:

Urime Kosovë! ??

Republika Kosovës me zgjedhjet parlamentare po dëshmon në vazhdimësi pjekuri të lartë qytetare e kapacitet demokratik elektoral. Shembull për nga gara e lirë, procedura e votimit, administrimi i votës. Mbarëvajtja shpreh maturinë e jashtëzakonshme të një procesi zgjedhor e emancipimi demokratik.

Me këtë rast uroj fituesit e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje që i bënë nder Kosovës.

Urojë që kjo frymë demokratike të përcjellë edhe konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lugina e Preshevës është e kthyer kah Prishtina. Pret që Qeveria e re e Republikës së Kosovës seriozisht ta trajtojë me prioritet jo vetëm dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Luginës.

Urime, iu prift e mbara!/Demokracia.com.

https://www.facebook.com/ragmi.mustafa/posts/10223756832804588

Të ngjashme