Lajme
Ragmi Mustafa konfirmon se është paditur për ngritjen e flamurit kombëtar
Demokracia
19:02 | 27 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka njoftuar se kundër tij është ngritur një padi për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”. 

Përmes një postimin në rrjetin e tij zyrat në Faceboook, Mustafa ka shkruar se gjatë ditës së djeshme ka pranuar edhe një ftesë nga gjykata e Vranjës për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020, përcjell Demokracia.com

“Kjo padi ndaj meje ngritet pasiqë kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve.”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin  e plotë pa ndërhyrje:

EDHE NJË PADI PËR FLAMURIN KOMBÊTAR SHQIPTAR – BE, SHBA DHE OSBE TË MOS I MBYLLIN SYTË NDAJ PRESIONIT TË PUSHTETIT AUTORITAR DHE ANTI-MINORITAR NË BEOGRAD

Dje, pranova ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020.

Si herave të tjera, akuzohem për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”.

Kjo padi ndaj meje ngritet pasiqë kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve.

Aktvendimi i fundit i Gjykatës së Lartë që ‘legalizoi’ institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, si dhe përndjekjet ligjore që pasuan pas padisë sime ndaj Ministrit të Policisë Vulin, dëshmojnë motivet politike të sistemit gjyqësor e prokurorial në Serbi.

Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë presionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginën e Preshevës.

Ftoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Evropian që mos t’i mbyllin sytë ndaj pushtetit autoritar dhe anti-minoritar në Beograd.

Uroj që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi.

Duke mos u zbrapsur politikisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën ligjore, deri në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg./Demokracia.com

https://www.facebook.com/ragmi.mustafa/posts/10223848232169515

 

Të ngjashme