Sport
Rafa Benitez rikthehet në La Liga
Demokracia
23:05 | 23 Qershor 2023

Share:

Rafa Benitez është rikthyer. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje për 2-vjeçare për të marrë drejtimin e ekipit të Celta Vigo. Pas një kohe jo pak të gjatë, 63-vjeçari është gati për të rinisur karrierën e tij në La Liga.

Rafa Benitez është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit spanjoll, pasi ka punuar në klube të mëdha evropiane, me disa prej të cilëve ka fituar edhe trofe të mëdhenj, duke kulmuar me pas me fitoren në Champions League me Liverpool në finalen e paharrueshme në Stamboll në 2005.

Ai gjithashtu ka punuar me Chelsea, Real Madrid, Napoli, Newcastle, Valencia, Everton, Valladolid, Osasuna, Tenerife dhe Extremadura.

Në total në karrierën e tij, ai ka qenë në 1099 ndeshje në nivelin më të lartë, duke numëruar 549 fitore

Të ngjashme