Lajme
Radman: Kroacia mbështet çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë
Demokracia
10:12 | 09 Maj 2023

Share:

Ministrit i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, në një konferencë të përbashkët për media me ministren Donika Gërvalla, e ka përshëndetur marrëveshjen e fundit për të pagjeturit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se pret që kjo marrëveshje të sjellë avancim për zgjidhjen e problemeve sepse sipas tij, kjo çështje është kyçe për normalizim të marrëdhënieve.

Ai deklaroi se Kroacia e mbështet çdo marrëveshje mes palëve që çon në dakordimin e raporteve, derisa shtoi se e anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i madh.

“Përshëndesim marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, për personat e zhdukur, Kroacia ka mirëkuptim të madh për personat e zhdukur. Shpresoj të sjellë avancim për zgjidhjen e problemeve për personat e zhdukur që zgjatë 20 vite. Kroacia që 30 vite ende kërkon më shumë se 3 mijë persona të zhdukur”, ka thënë ai.

Tutje kryediplomati kroat tha se pret që dialogu Kosovë – Serbi, është i rëndësishëm edhe për stabilitetin rajonal, teksa shtoi se Kroacia e mbështet një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Të ngjashme