Lajme
Rada Trajkoviq ka ftuar studentët dhe profesorët nga veriu i Kosovës, që t’i bashkohen protestave në Serbi
Demokracia
13:38 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Këshilltarja e ministrit kosovar për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, fton studentët dhe profesorët nga Kosova që t’i bashkohen protestës në Beograd.

Ajo në rrjetin social X, ka shkruar se kjo është një mundësi që ata të vendosin nëse do t’i shërbejnë regjimit dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, apo do të luftojnë për Kushtetutë.

“Protestat e studentëve janë një shans për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës me qendër në veri që përfundimisht të vendosin: do të vazhdojnë t’i shërbejnë Radoiçiqit dhe këtij regjimi apo do të luftojnë për Kushtetutë dhe dinjitet?”, ka shkruar ajo.

Siç shtoi ajo, është koha që ata t’i bashkohen protestës.

“Dhe tani mund të hip me targa RKS”, tha Trajkoviq, duke aluduar në vendimin e djeshëm të Qeverisë, i cili mundësoi lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet nga Kosova nga 1 janari, që ishte obligim i saj nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

Të ngjashme